
Pas rizgjedhjes për të gjashtën herë të Armand Dukës në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit, nuk ka vonuar reagimi i kandidatit Dritan Shakohoxha.
Shakohoxha thotë se siç e deklaroi dhe një ditë më parë, do të vazhdojë betejën ligjore.
Besoj shumë që votimi i sotëm nuk do të legjitimohet. FSHF ka përdorur politikën e faktit të kryer e cila mund t’i duket me vlerë sot por ditët në vijim do e shohim të gjithë që do jetë e pa vlerë. Gjykatat kanë folur dhe do flasin përsëri besoj, duke ruajtur të njëjtin standard si në dy rastet e mëparshme.
Pas mbledhjes së Asamblesë Zgjedhore nga FSHF, Shakohoxha thotë se në fund, drejtësia do vendoset dhe futbolli do flasë “me votat e anëtarëve të familjes tonë”.



