Oferta pa fund për Dembele

Oferta pa fund për Dembele

Puna e palodhur e Ousmane Dembeles po i jep dalë-ngadalë rezultatet e pritura. Problemet e shumta fizike tashmë janë reduktuar ndjeshëm dhe i kanë dhënë mundësi francezit të rikuperiojë versionin më të mirë në fushë. 

Një pjesë e këtij ndryshimi madhor i dedikohet veçanërisht teknikut Ronald Koeman, i cili me eksperiencën e jashtëzakonshme ka ditur ta pozicionojë aty ku francezi shndërrohet në një rrezik konstant për kundërshtarët. Ja vlen për t'u përmendur se pandemia e koronavirusit në njëfarë mënyre i ka detyruar arkat e Barcelonës të mos bëjnë investime bombastike gjatë vijimësisë për të balancuar financat që do t'u shërbejnë ndërhyrjeve përkatëse në të ardhmen.

Kontrata e 23-vjeçarit me "Blaugranët" është e vlefshme deri në 2022-shin, por prapa derës mbeten Juventus, Manchester United, Liverpool dhe Paris St Germain, të cilët do të kërkojnë marrin shërbimet e sulmuesit të lindur në Vermon. Sipas "Mundo Deportivos" janë bardhezinjtë ato që nuk kanë preferuar të presin dhe kanë startuar negociatat për transferimin e mundshëm të Ousmane Dembeles në "Allianz Stadium".

Karakteristikat e talentit të kuq e bluve përputhen mjaft mirë me lojën e gjigantëve të Serisë A, ndër të cilat mund të theksohet shpejtësia mahnitëse që do t'i rriste shanset "Zonjës së Vjetër" për arritjen te golat. Për sa i përket "The Red Devilsave", negociatat ndërmjet palëve kanë shënuar një përmirësim konstant  por s’duhet harruar Liverpooli dhe Paris St Germain, që kanë një peshë specifike në arenën europiane dhe konsiderohen destinacione tepër tërheqëse për një lojtar të një kalibri të tillë.  

Sezoni aktual vazhdon me ritme pozitive për nxënësin e teknikut holandez sepse është aktivizuar në 35 ndeshje  dhe ka gjetur në 9 raste rrugën e rrjetës pa lënë në harresë 4 asistet për shokët e skuadrës, elementë që tregojnë rëndësinë në skemat e formuluara nga 58-vjeçari .

 

      

 

 

           

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy