Juventusi drejt firmosjes me  Massimiliano Allegrin

Juventusi drejt firmosjes me Massimiliano Allegrin

Lufta e pandalur e  drejtuesve të Juventusit tashmë është shpërblyer . ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ është drejt  rikthimit të Massimiliano Allegrit në ‘’ Allianz Stadium ‘’ që do ti mundësojë rikuperimin e  gabimeve  të shumta  italianëve gjatë  sezonit të lënë pas  .  53 vjeçari kërkohej me ngulm edhe nga Real Madridi por zemra i ka rrahur përsëri për torinezët me të cilët ka shijuar shumë suksese në të kaluarën .  Siç përflitej  kohë më parë këtij Juventusi  i duhej një mentalitet fituesi në pankinë për të  evituar rrezikun e mbetjes pa tituj të rëndësishëm në vitrinë .  Italiani e ka fituar ‘’ luftën ‘’ me Zinedine Zidane që konsiderohej si një prej kandidatëve kryesorë dhe njëkohësisht ia ka çuar dëm tentativën Florentino Perezit që pretendonte transferimin e tij në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.   Eksperienca  5 vjeçare saktësisht nga 2014-2019-tën me Juventusin i ka  dhënë shumë pikë gjigandëve të Scudettos sepse e kanë dominuar plotësisht Italinë por kanë dështuar në Europë me dy finale të humbura në Uefa Champions League  kundër Barcelonës dhe Real Madridit  duke ia prerë në mes shpresën tifozerisë se zjarrtë  juventine  për të festuar trofeun e 3-të në histori .

Me Andrea Pirlon Juventusi mori një leksion të rëndësishëm që do ti shërbejë për të evituar  hapat falsë sepse ishte fare pranë një humnere dhe rrezikonte   mospjsëmarrjen në këtë kompeticion por arritën të dilnin në sipërfaqe dhe tashmë me figurën e Massimiliano Allegrit fitimi i këtij trofeu bëhet edhe më i mundshëm pavarësisht se konkurrenca ashpërsohet me kalimin e kohës .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy