
Me rikthimin në presidencë Joan Laporta i ka dhënë prioritet afrimit të një tjetër traineri . Ronald Koeman nuk e ka bindur 58 vjeçarin dhe ky i fundit ka ndërmarrë aksione shumë të rëndësishme për të ardhmen. Katalanasit kanë nevojë për një rigjenerim total dhe pak e nga pak po shkohet në drejtim të këtij objektivi . Gjërat janë vështirësuar ndjeshëm sidomos vështirësitë e hasura në La Ligas dhe fatura e këtij dështimi i kalon hollandezit. Favoriti kryesor për të marrë në dorë fatin e Barcelonës ishte Julian Nagelsmann por klauzola e lartë e gjermanit nuk i ka lejuar katalanasit të sigurojnë transferimin e tij në ‘’ Camp Nou ‘’ , gjë që e ka bërë Bayern Munchen.
Ideja e drejtuesve të ‘’ Los Cules ‘’ u përforcua në disfatën e djeshme në fushën e Levantes ku Barcelona nuk shkoi më tepër se një barazim 3-3 që e komplikon fitimin e La Ligas edhe pse diferenca me Atleticon mbetet minimale . Objektivi i Joan Laportas është vënia e Jordi Cruyf në stol për ti parashtruar rrugën Xavi Hernandezit në harkun kohor të një viti sepse eksperienca e deritanishme me Al Saad të Katarit vijon të vlerësohet nga Barcelona .
Aktualisht Jordi Cruyff është traineri i Shenzen në Kinë por ideja që po analizohet nga spanjollët është marrja e drejtimit të Barcelonës për një hark kohor 1 vjeçar për ti lënë më pas stafetën Xavi Hernandezit që i njeh më mirë se kushdo ‘’ Blaugranët ‘’ sepse influenca e tij e ka ndihmuar për të mbretëruar botën e futbollit për një dekadë .



