
Pas transferimeve të Aubameyang dhe së fundmi Robert Lewandowskit , Memphis Depay ka ngelur jashtë loje tek Barcelona .
Hollandezit nuk i mbetet zgjidhje tjetër veçse të largohet nga ‘’ Camp Nou ‘’ dhe sipas ‘ Tuttosport ‘ , Juventusi është afër akordit me golashënuesin .
Flitet për një kontratë dy vjeçare por fillimisht drejtuesit e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët me ato të ‘’ Los Cules ‘’ për ti dhënë një tjetër shans ishi-t të Lyonit të tregojë veten në një ndër ekipet e elitës .
Në ‘’ Allianz Stadium ‘’, Memphis Depay do të gjente mbështetjen e Dusan Vlahovicit por problemi në këtë histori qëndron tek peticioni i Barcelonës duke filluar nga 20 milionë euro.
Kjo shifër konsiderohet e tepërt nga rekordmenët e Serisë A por nga ana tjetër katalanasit mendojnë të fuqizojnë arkat dhe normalisht do të insistojnë deri në fund deri në përmbushjen e pretendimeve .
Memphis Depay prej kohësh është lënë në prapavijë nga Xavi Hernandez dhe duke ditur që La Liga është në prag të startit , për kuq e blutë është një detyrim gjetja e zgjidhjes së menjëhershme për të evituar kundrakohët në vijimësi.
Duhet shtuar se 28 vjeçari është një ndër prioritetet e merkatos së juventinëve të cilët pretendojnë rikuperimin e terrenit të humbur në Serinë A dhe thyerjes së akullit në Champions League , turne në të cilin në vitet e fundit fatkeqësisht humbi dy finale , respektivisht kundër Barcelonës dhe Real Madridit.



