Memushi: Jam i kënaqur nga skuadra, Flamurtarit i ndalohen gabimet

Memushi: Jam i kënaqur nga skuadra, Flamurtarit i ndalohen gabimet

Trajneri i Flamurtarit, Eqerem Memushi, foli për MCN TV, pas fitores 2-0 ndaj Korabit.

Memushi deklaroi se është i lumtur me skuadrën, ndërsa shtoi se vlonjatët e kanë të ndaluar për të gabuar.

Skuadra ka reaguar dhe ka luajtur ashtu si ne donim, jam i kënaqur nga skuadra. Pas golave patëm përsëri raste për të shënuar, por kemi gabuar nga metrat e fundit, gjithashtu kemi goditur një shtyllë.

Lëvizja e Indios ishte fitorja, pasi ai kërkon ta marrë lojën në krahun e djathtë dhe prandaj e zhvendosëm. Ishte ndeshje e mirë, falënderoj djemtë për lojën, urime edhe Korabit për atë ndeshje korrekte.

Flamurtari e ka të ndaluar të gabojë, ne do vazhdojmë rrugën tonë. Tashmë dihen objektivat, ne duam Superioren, mos ulim ritmin deri në fund të garës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy