
Portierit Gianluiggi Buffon i është shtuar edhe një tjetër opsion . Pas Boca Juniorsit Roma ka treguar interes për legjendën italiane. Jose Mourinho e vlerëson 43 vjeçarin si një kandidat për tu vënë poshtë tre shtyllave . ‘’ Verdhekuqve ‘’ i duhet një eksperiencë e madhe për të luftuar fuqishëm gjatë sezonit dhe Gianluiggi Buffon krijon një lloj besimi edhe pse është drejt fundit të karrierës. Spanjolli Pau Lopez vazhdon të mos e bindë portugezin dhe sipas raportimeve të ‘’ Tuttosport ‘’ drejtuesit e Romës janë të gatshëm të bëjnë një ofertë në drejtim të ‘’ Gigit ‘’.
Italianët si duket janë mbeshtetur tek ideja e gardianit të Juventusit që para disa kohësh ka deklaruar se nuk ka ndërmend ti thotë lamtumirë futbollit përpara moshës 45 vjeçare dhe ‘’ The Special One ‘’ kërkon të shijojë edhe për disa kohë madhështinë e Gianluiggi Buffon në kuadratin e bardhë .
Alternativa e portierit nga Carrara bëhet e treta për gjeniun e trainingut pas spanjollit David De Gea dhe Rui Patricios .
Këto emra janë një siguri totale sepse kanë bërë mirë në skuadrat e tyre respektive dhe nëse Roma do të arrijë të firmosë me një ndër to do të mbyllte një kapitull të rëndësishëm me objektivin e ndjekjes së të njëjtës rrugë edhe me pozicionet e tjera .



