Behari: Pritej reflektimi te Partizani. Mba, në gjendje të mirë fizike

Behari: Pritej reflektimi te Partizani. Mba, në gjendje të mirë fizike

Trajneri Ardi Behari, ka komentuar fitoren e Partizanit ndaj Bylisit në transfertë.

Duke folur në emisionin “Skaner” në MCN TV, Behari deklaroi se pritej reflektimi i të kuqve në ndeshjen ndaj ballshiotëve dhe ashtu ndodhi. Referuar afrimeve në merkato, Behari tha se sulmuesi Mba është në gjendje të mirë fizike.

Kështu ka qenë i gjithë kampionati, me diferenca të vogla në pikë. Rrokada e vendeve ka ndodhur edhe për shkak të oshilacioneve që kanë pasur tre skuadrat e para të renditjes.

Te Partizani pritej reflektimi me patjetër ndaj Bylist. Luhej ndaj një skuadre që është e rrezikshme. Nuk duhej të largohej edhe Vllaznia nga renditja. Prandaj fitorja merr një vlerë të madhe për të kuqtë. Me fitore fillojnë integrohen edhe lojtarët e afruar në merkaton e janarit. Luajti Bilali, Selmani dhe Mba. Një lajm i mirë për Partizanit është edhe mbushja e organikës.

Afrimet patjetër që duan kohën e tyre. Te Mba pritshmëritë janë të mëdha. Deri tani ka qenë lojtari që shfaqet më shumë përballë portës. Duhet pak kohë për përshtatje. Bilali është pa minuta. Mba duket në gjendje të mirë fizike, shpejt apo vonë do vijë te goli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy