
Shkëlqimi tek Ajax Amsterdami futi seriozisht në luftë Real Madridin për mesfushorin Donny Van de Beek.
Por për fatin e keq të ‘’ Galaktikëve ‘’ , Manchester United u tregua tepër i shkathët duke transferuar në ‘’ Old Trafford ‘’ një prej talentëve më të mëdhenjë të dalë nga shkolla e Ajax Amsterdamit .
40 milionë eurot e paguara nga ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ jo që s’janë justifikuar nga 24 vjeçari por kanë krijuar një pendesë të madhe tek anglezët dhe tashmë Real Madridi përsëri është shfaqur sepse beson në kualitetin e hollandezit .
Vetëm 1600 minuta lojë në 2 vitet e fundit janë shumë pak për Donny Van de Beek, për të cilin sigurisht ka disa rrugë shpëtimi dhe një ndër to është kalimi tek ‘’ Los Blancos ‘’ .
Megjithatë duke qenë se rendimenti i reflektuar është krejtësisht larg pritshmërive , automatikisht vlera e kartonit në treg ulet dhe e shëndërron në një opsion ideal për ‘’ Los Merengues ‘’.
Pavarësisht se kontrata e Donny Van de Beek mbetet në fuqi deri në 30 qershorin e 2025-sës , Real Madridi s’pranon të dorëhiqet sepse i ka të gjitha mundësitë për të firmosur me mesfushorin e talentuar , fakt që fuqizohet nga situata kaotike që po përjetohet në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.
Idetë e Carlo Ancelottit forcohen çdo ditë sepse italiani ka vetëm një qëllim që lidhet me ringjitjen e spanjollëve aty ku e meritojnë dhe merkatoja konsiderohet një element i domosdoshëm për të kapur përsëri majat .



