
Pas fitimit të Serisë A tek Napoli po punohet me shumë përkushtim për të vijuar të njëjtën rrugë edhe në sezonin e ardhshëm.
Pas firmosjes me Kevin De Bruyne, drejtuesit të cilët kanë mbështetjen e Aurelio Di Laurentis kanë nisur të analizojnë të tjerë lojtarë.
Antonio Conte dihet se është një trainer tejet kërkues, falë të cilit ‘’ Il Partenopei ‘’ ndryshuan përsëri historinë e kampionatit italian.
Këtë herë janë tre opsione për metrat e fundit, duke filluar nga Jack Grealish, Darwin Nunez dhe Jadon Sancho, sipas të përditshmes spanjolle ‘ As ‘.
Skuadra e ishi-t të Interit do të tentojë ta shtrijë protagonizmin edhe në Champions League pasi beson tek potenciali që ka.
Të tre lojtarët e sipërpërmendur e kanë treguar edhe në të kaluarën se mund të bëjnë diferencën dhe tashmë për secilin prej tyre dyert e ‘’ Diego Armando Maradonas ‘’ janë hapur.
Avantazhi për bardhekatërit në këtë aspekt është se asnjë prej tyre nuk e ka të garantuar vendin e titullarit në skuadrat respektive pasi në fazën e dytë të sezonit të kaluar e humbën protagonizmin.
Priten disa ndryshime tek Napoli por duhet thënë se rruga e nisur nën drejtimin e Antonio Contes i ka dhënë rezultatet, i cili ka triumfuar me 3-5-2 shin e famshëm.



