Flamurtari ndan pikët me Luftëtarin

Flamurtari ndan pikët me Luftëtarin

Flamurtari dhe Luftëtari u ndanë në paqe në ndeshjen e fundit të javës së 12 të Kategorisë Superiore, një rezultat që gëzon më shumë gjirokastritët, ndërsa vlonjatët humbin një mundësi të mirë për t’u ngjitur në vendin e katërt të renditjes.

Në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës, pjesa e parë u kontrollua mjaft mirë nga skuadra e Mezanit, që i shkoi shumë pranë golit, me anë të sulmuesit kryesor, Vasil Shkurtaj.

Në pjesën e dytë ishin vlonjatët e Dajës, që u shfaqën më kërkues dhe patën edhe një mundësi flagrante, ku pretenduan për një 11-metërsh, pas një topi të larguar me dorë mbi vijën fatale.

Vlen të përmendet se Flamurtari u përball edhe me mungesën e sulmuesit brazilian Danilo Alves, i cili ka qenë goleadori i skuadrës në ndeshjet e fundit, me 3 gola të po kaq takime të luajtura radhazi.

Më poshtë renditja e Kategorisë Superiore pas javë së 12-të.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy