
Tentativa pa sukses e Chelseat në merkaton e kaluar për mbrojtësin Jules Kounde e ka shtuar dëshirën e drejtuesve për të firmosur një herë e mirë me yllin e Sevillas .
‘’ Blutë e Londrës ‘’ prej disa vitesh tashmë po tentojnë por janë frenuar në shumë raste nga kërkesat e andaluzëve .
Aktualisht vlera e anësorit në merkato arrin 60 milionë eurot dhe kryeqytetasit s’kanë asgjë për të humbur dhe do të tentojnë përsëri ta afrojnë në gjirin e tyre.
Në të kaluarën edhe Manchester City ofroi 55 milionë euro për 23 vjeçarin i cili spikat me përshtatjen në disa pozicione , fakt që e shëndërron në një element tejet të preferuar për klubet më prestigjoze të Europës.
Ishi i Bordeaux prej shumë kohësh ka deklaruar se kërkon të bëhet pjesë e një ekipi që lufton për trofe të rëndësishëm por ngërçi në këtë histori është lidhur me refuzimin e drejtuesve të ‘’ Los Rojiblancos ‘’ të cilët duan medoemos të fuqizojnë arkat për të zhvilluar një merkato cilësore gjatë verës.
Fituesit në fuqi të Champions Leagues janë në pritje të pronarit të ri i cili me siguri do të jetë Todd Boehly e më pas të fillojnë programimin e merkatos me synimin e rikthimit edhe më të fortë në sezonin 2022-2023 , nën drejtimin e një traneri që i ka dhënë menjëherë rezultatet tek gjigandët e Premier Leagues.
Chelsea natyrisht konsiderohet një ndër kandidatët kryesorë për të fituar çdo trofe në çdo sezon por problematikat e hasura së fundmi kanë ndikuar në njëfarë mënyre në mbarëvajtjen gjatë ndeshjeve por një ekip me kaq histori sigurisht me kalimin e kohës i rifiton vlerat e humbura dhe kthehet më i fortë në kompeticionet pjesëmarrëse .



