Real Madridi i vendos çmimin Asensios

Real Madridi i vendos çmimin Asensios

Rikthimi i Carlo Ancelottit tek Real Madridi  mund të interpretohet si një revolucion për kryeqytetasit .  Ndryshe nga Zinedine Zidane , italiani  vijon të praktikojë një formulë ndryshe duke i dhënë shansin e performimit të gjithë komponentëve për të parë se deri ku arrijnë limitet e tyre . Një ndër ta është mesfushori Marco Asensio i cili është preferuar si zëvëndësues nga  gjigandi i trainingut por zgjedhja e tij vijon ta lërë të zhgënjyer  25 vjeçarin .  

Opsioni i vetëm për të ardhmen e ishi-t të Espanyolit është largimi nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ me qëllimin e përfshirjes në një ekip që i siguron një vend titullari . 

Një gjë e tillë pritet të ndodhë së shpejti duke njohur cilësitë e Marco Asensios  për të cilin  Arsenali trokiti në derën e  ‘’ Galaktikëve ‘’ me çekun 39 milionë eurosh .  

Gjithsesi historia sapo ka filluar sepse drejtuesit e Real Madridit janë të ndërgjegjshëm se do të ketë kandidatë të cilët do ti plotësojnë kushtet e vëna nga  Florentino Perez i cili ka theksuar se për talentin   ‘’ La Furia Rojas ‘’ kërkon 40 milionë euro .  

Prezenca e Eden Hazard  dhe Rodrygo-s  interpretohet si një shans për Marco Asension për ta kërkuar fatin diku tjetër  dhe e kaluara evidenton se mundësitë për të përfaqësuar një klub me emër janë të mëdha . 3 gola në 7 ndeshje janë një statistikë pozitive për Marco Asension por tashmë i duhet të planifikojë të ardhmen diku tjetër .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy