Tottenhami parakalon Atleticon për De Vrij

Tottenhami parakalon Atleticon për De Vrij

Përfundimi i kontratës së Stefan De Vrij me Interin në 30 qershorin e 2023-shit e bën një lojtar të lirë duke filluar nga 1 janari i ardhshëm.

Hollandezi preferohet nga disa ekipe , ndër të cilët spikat  Atletico Madridi dhe së fundmi Tottenhami . Antonio Conte i njeh mjaft mirë cilësitë e ishi-t të Lazios për arsye se e kishte nën urdhërat e tij gjatë eksperiencës tek zikaltërit.

Por edhe ‘’ Los Colchoneros ‘’ do të luftojnë deri në momentin e fundit sepse siç dihet nuk po kalojnë një moment të mirë dhe Diego Simeone e konsideron merkaton e ardhshme të domosdoshme për të bërë kthesën e shumëpritur.

Për ‘’ El Cholon ‘’ Stefan De Vrij është shëndërruar tashmë në prioritet , tek një ekip i cili gjithmonë është shquar një ndër më të fortit në aspektin defensiv por humbja e terrenit dhe shkëputja nga trofetë vijon ti shkaktojë dhimbje koke trainerit argjentinas.

‘’ Spursat ‘’ janë rivalë shumë të fortë dhe ndoshta traineri Antonio Conte do të përfundojë duke qenë determinant në këtë histori për arsye të së kaluarës por ‘’ Los Rojiblancos ‘’ s’duhen nënvlerësuar sepse mund të surprizojnë atëherë kur nuk e pret.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy