Kush shkel regullat në grumbullimin e Anglisë, përjashtohet

Kush shkel regullat në grumbullimin e Anglisë, përjashtohet

Dietat ushqimore janë kthyer po aq të rëndësishme sa edhe përgatitja taktike dhe fizike e skuadrave. Trajneri i Anglisë, Gareth Southgare ka nisur të përgatis terrenin përpara përfaqësimit në Kupën e Botës duke vendosur disa rregulla për ata që duan të jenë pjesë e përfaqësueses së Anglisë duhet të plotësosh disa rregulla. 

Siç bëjnë me dije mediat angleze, në hotelin e kombëtares ishullore janë hequr fast-food dhe shurupet. Southgate i ka kërkuar stafit të hotelit Hilton që të mos shërbejnë asgjë veç kafes dhe çajit nga Starbucks që ndodhet aty. Janë hequr nga menu-ja sanduiçet, ëmbëlsirat dhe nuk do të shërbehen as shurupe të ndryshme. Kush do të thyejë këto rregulla do të largohet nga grumbullimi, ndërsa stafi i hotelit do të pushohet nga puna.

Kombëtarja e "Tre Luanëve" është grumbulluar në National Football Center në St George’s Park dhe të premten do të luajë në Amsterdam miqësoren e parë me Holandën, ndërsa të martën pret Italinë në Wembley.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy