Përballja me Craiova, Gurishta: Luajmë për fitore, duam kualifikimin

Përballja me Craiova, Gurishta: Luajmë për fitore, duam kualifikimin

Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, duke folur para mediave në prag të sfidës me rumunët e Universitatea Craiova, tha se skuadra shkodrane do të luajë vetëm për fitore.

Sipas tij, kuqeblutë duan kualifikimin për në turin e tretë në Conference League, ndonëse e pranoi se kundërshtari është favorit në këtë përballje.

Jemi dy vite radhazi në Europë dhe kemi dy vite që fitojmë Kupën e Shqipërisë. Vjet rikthyem rezultatin ndaj Siroki Brijeg nga 1-3. Kishim objektiv të kalonim turin e parë dhe ia dolëm.

Këtë sezon luajmë në turin e dytë dhe të mendojmë kualifikimin duke dhënë maksimumin.

Të them të vërtetën janë favoritë në letër, statistika dhe buxhet. Në futboll nuk luan buxheti apo paga e futbollistëve. Në futboll fiton ai që jep shpirtin në fushë.

Duke parë ndryshimet dhe largimet, besoj janë afruar ata të duhurit. Faza përgatitore ka qenë e mirë dhe lojtarët e rinj janë përshtatur mirë.

Duke parë cilësitë e kundërshtarit në sulm, mbrojtja duhet të jetë më e kujdesshme dhe e përgjegjshme. Të mendojmë si do luajmë ne dhe jo cilësitë e kundërshtarit.

Me logjikë duhen golat por jo domosdoshmërish duhet të shënosh për të kaluar turin. Ne do luajmë për fitore, jemi në fushën dhe qytetin tonë. Kemi edhe tifozët tanë përballë dhe do japim gjithçka që ta fitojmë ndeshjen në Shkodër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy