Holanda ka gjetur edhe golin e dytë, në përballjen ndaj Austrisë. Dumfries në minutën e 67-të, i ka dhënë avantazhin e dyfishtë skuadrës së De Boer. Pas një asisti perfekt të marrë nga Malen, mbrojtësi nuk e kishte të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë me portën e boshatisur.
Golin e parë për Holandën e ka shënuar Memphis Depay, i cili është treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 11-të. “Tulipanët” në fakt u shfaqën më kërkues në minutat e para, duke arritur të gjejnë edhe golin. Ishte Denzel Dumfries, i cili pas një dueli me David Alaba rrëzohet në zonë dhe arbitri pasi e shikon rastin në VAR, akordon 11-metërsh për skuadrën e De Boer. Sulmuesi Depay ishte i saktë nga penalltia, me portierin austriak Bachmann, që pavarësisht se i kuptoi krahun, nuk arriti dot të ndalë topin.
Live: Holandë-Austri 2-0
Depay 11’, Dumfries 67’



