
Sergio Perez, është fituesi i Çmimit të Madh të Monacos në Formula 1, duke i befasuar të gjithë, pasi në fillim nuk shihej si favorit.
Gara zgjati tre orë dhe e mbyll pa kompletuar 77 xhirot e parashikuara. Kjo për shkak të dy flamujve të kuq që u valëvitën gjatë garës, një herë prej shiut e një herë pas aksidentit të Mick Schumacher.
Perez e nisi garën i treti, por përfitoi nga një strategji më e mirë e skuadrës Red Bull, duke arritur të parakalojë në bokse dy makinat Ferrari.
Në vendin e dytë u rendit spanjolli Carlos Sainz me Ferrari e pas tij u klasifikua Max Verstappen me Red Bull. Vetëm i katërti Charles Leclerc me Ferrarin tjetër, i zhgënjyer nga ky rezultat.



