
Nuk ka më dyshime, Renato Sanches do të qëndrojë në Ligue 1. Mesfushori i Lille, që kërkohej nga Milani dhe PSG, do të vazhdojë karrierën te këta të fundit.
Sipas asaj që raportojnë mediat portugeze, PSG ka arritur akordin me Lille, për huazimin e 24-vjeçarit për një sezon me të drejtë blerje për 10 milionë euro.
Akordi mes dy klubeve franceze është arritur dhe gjithçka do të zyrtarizohet të dielën. Milani e shihte Sanches si zëvendësuesin perfekt të Kessie, por kampionët e Italisë duhet të shohin për një tjetër qendërmesfushor.



