Christensen afër zyrtarizimit

Christensen afër zyrtarizimit

 Prej javësh tashmë Barcelona ka arritur akordin me mbrojtësin Andreas Christensen  për të cilin mendohet se do të vihet shumë shpejt nën urdhërat e Xavi Hernandezit .

Duhet theksuar se prapavija ka rezultuar një ndër problematikat më të mëdha të katalanasve ndër vite dhe merkatoja konceptohet shpëtimi i vetëm për të ardhmen .

Sipas gazetarit Ekrem Onur  pritet që zyrtarizimi të vijë në ditët vijuese dhe kështu ti jepet fund kësaj historie tepër shpresëdhënëse për ‘’ Los Cules ‘’, drejtuesit e të cilëve do të kenë shumë punë për të bërë gjatë verës me objektivin e fillimit të sezonit si pretendentë seriozë për të triumfuar në Spanjë dhe në Champions League.  

Një aspekt shumë i rëndësishëm i Barcelonës në merkato është formula që do të aplikohet e cila lidhet me transferimin e lojtarëve që janë drejt fundit të kontratës me ekipet respektive për të mos i rënduar arkat dhe sigurisht të shtohet cilësia në repartet që nuk e kanë bindur Xavi Hernandezin gjatë eksperiencës së deritanishme në stolin e ekipit të zemrës .

Lufta sapo ka filluar dhe pa dyshim periudha e merkatos verore do të jetë shumë përcaktuese për sezonin vijues dhe një tjetër alternativë për të cilën ka filluar puna është  Robert Lewandowski.  

Kuq e blutë janë favoritë për polakun i cili ka deklaruar me kohë se nuk dëshiron të vijojë tek Bayern Munchen pavarësisht se kontrata me gjigandët e Bavarisë përfundon në 2023-shin dhe do të jetë një moment shumë i rëndësishëm për të mos e humbur bomberin me parametra zero në verën e ardhshme .

Përpjekjet e drejtuesve në njëfarë mënyre po japin rezultat por Barcelona është ende  larg të qënit një ekip që lufton për trofe të rëndësishëm dhe duhet të bëhet  shumë kujdes gjatë përzgjedhjeve sepse gabimet mund ti kushtojnë shtrenjtë spanjollëve pasi konkurrenca në kontinentin e vjetër bëhet gjithmonë edhe më e ashpër .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy