
Romelu Lukaku është objektivi kryesor i Interit, për sa i përket repartit të sulmit. Belgu ishte pjesë e zikaltërve në sezonin e fundit, ku luajti i huazuar, por Chelsea nuk pranon ta lërë më në huazim. Londinezët do të pranonin ta shisnin Lukakun, vetëm me çmimin që ata duan. Sipas raportimeve të fundit, klubi anglez ka refuzuar një ofertë prej 30 milionë eurosh nga Interi për sulmuesin. Sipas Chelsea, klubi italian duhet të paguajë të paktën 45 milionë euro, nëse do të sigurojë shërbimet e Lukakut.



