
Edhe pse një lojtar i padiskutueshëm tek Liverpooli, sezoni aktual mund të jetë i fundit për Mohamed Salah në ‘’ Anfield Road ‘’.
Kontrata e egjiptianit skadon në 2025-sën, për të cilin Paris St Germain ka shfaqur interes në orët e fundit.
Traineri i ‘’ Les Pariziens ‘’ Luis Enrique synon të shtojë forcat në repartin e avancuar dhe me eksperiencën mbi supe beson se afrikani mund ti ndihmojë për të arritur objektivat në vijimësi.
Që prej transferimit tek anglezët në 2017-tën, ishi i Romës ka rezultuar determinant, fillimisht në skemat e Jurgen Klopp dhe tashmë kolegut Arne Slot.
Kontributi i 32 vjeçarit është shoqëruar edhe me trofe të rëndësishëm, si Champions League dhe Premier League.
Deri në momentin që flasim, golashënuesi numëron 359 sfida, 217 gola dhe 94 asiste por duke qenë se negociatat në lidhje me rinovimin e kontratës nuk po avancojnë, e ardhmja e tij parashikohet larg ish fituesve të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.
Në muajt e fundit disa ekipe nga Arabia Saudite e kanë tentuar Mohamed Salah por drejtuesit e francezëve do ti rivalizojnë deri në fund.
Nga një anë tifozeria e zjarrtë e Liverpoolit do të mundohet të shijojë kohën e mbetur të yllit afrikan ndërsa në tjetrën kampionët e Ligue 1 do të kenë një sfidë të vështirë pasi siç dihet ekipet e ligës së sipërpërmendur shquhen për potencialin në aspektin ekonomik.



