
Trajneri Nevil Dede, thotë se Partizani duhet të jetë i kujdesshëm në sfidën ndaj Astanës, e vlefshme për fazën “play off” të Conference League.
Dede deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se të kuqtë nuk duhet të kalojnë në aventurë, ndërsa më tej shtoi se në rast se kundërshtari luan me 3-5-2, atëherë tregon se janë në panik.
Partizani më duket 4-2-3-1, por ndoshta nuk do të jetë aq pragmatist. Duhet parë edhe kundërshtari si e ka ndërtuar lojën. Mendoj se Partizani do të jetë i kujdesshëm nga fillimi, nuk do kalojnë në aventurë. Shpërndarja e Maguette mund t’i japë frymëmarrje skuadrës.
I gjithë komuniteti, është organizuar. Janë organizuar edhe qytetet të tjera. Kanë bërë maksimumin, për të pasur mbështetje maksimale skuadrës. Partizani luan edhe për historinë e saj. Dua t’i shikoj sa të aftë do të jenë për të menaxhuar minutat e para.
Nëse kundërshtari vendoset me 3-5-2, do të thotë që ka panik. Mendoj se zotërimi i topit duhet të jetë i joni. Të mos nxitojmë.



