
Fuqizimi i mesfushës do të jetë një ndër objektivat kryesorë të Arsenalit gjatë merkatos së verës.
‘’ Topchinjtë ‘’ prej shumë vitesh nuk marrin pjesë në Champions League dhe sipas ‘ Team Talk ‘ janë të gatshëm të japin maksimumin gjatë kësaj periudhe për të qenë një ekip sa më kompetitiv gjatë sezonit vijues.
Lucas Paqueta konsiderohet një ndër elementët që mund ti japë përparësi funksionimit të këtij reparti, i cili mund të zëvëndësojë Granit Xhakën ose Martin Odegaard .
Momenti kritik i West Hamit , momentalisht i treti nga fundi pas 26 sfidave të zhvilluara në Premier League, mund të shkaktojë largimin e 26 vjeçarit , gjithmonë nëse ‘’ The Hammers ‘’ do të zbresin në Championship.
Historia flet ndryshe për sa i përket Europa Leagues , kompeticion në të cilin anglezët janë kualifikuar për në çerekfinale.
Për ishi-n e Milanit, interesi i 13 herë kampionëve të Premier Leagues do të thotë se po vijon me ritmin e duhur por duhet pritur se çdo të ndodhë deri në fundin e sezonit me të ardhmen e lojtarit nga Rio De Janeiro.



