Barazimi ndaj Laçit, Ahmataj: Ishte ndeshje me dy tablo, pjesa e parë ishte perfekte

Barazimi ndaj Laçit, Ahmataj: Ishte ndeshje me dy tablo, pjesa e parë ishte perfekte

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, foli për MCN TV, pas ndeshjes, ku skuadra e tij barazoi 2-2 ndaj Laçit.

Ahmataj tha se në pjesën e parë ekipi bëri një ndeshje perfekte, ndërsa në të dytën ndryshoi gjithçka.

Ishte një ndeshje me dy tablo, si në derbi ndaj Partizanit. Në pjesën e parë ishte një ndeshje perfektë. Mund të kishim shënuar edhe gola të tjerë. Në futboll duhet të jesh i fokusuar në çdo moment.

Skuadra duhet të bënte presion më lart. Euforia e pjesës së parë, solli çekuilibrim në pjesën e dytë. U ul pak agresiviteti, u ul pak lufta, u krijua më shumë tolerancë, skuadra tjetër ka lojtarë me kualitet, i marrin më mirë situatat. Ndërkohë ne duhet të ishim më agresivë. Më të luftuar në fushën e lojës, sepse duhet ta mbanim larg portës kundërshtarin tonë siç e mbajtëm në pjesën e parë.

Ne çdo ditë punojmë për t’u përmirësuar dhe për të arritur majat. Tirana vetëm këtë objektiv ka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy