Gonçalo Inacio, në listën e Manchester United

Gonçalo Inacio, në listën e Manchester United

Mungesa e titujve vijon të jetë një shqetësim i vazhdueshëm tek drejtuesit e Manchester United.

Anglezët janë maksimalisht të fokusuar tek e ardhmja, sidomos tek merkatoja. ‘’ The Red Devilsat ‘’ janë drejt rindërtimit, proçes i cili nuk dihet sa do të vonojë.

Kësaj rradhe traineri Erik Ten Hag ka kërkuar transferimin e Gonçalo Inacios në ‘’ Old Trafford ‘’ i cili është pjesë e Sporting Lisbonës.

Pretendentët në Premier League për mbrojtësin 22 vjeçar i kanë nisur tratativat me kohë pasi fillimisht Chelsea tregoi interes për shërbimet e tij.

Rezultatet jo të mira të Manchester United në fazën e parë të sezonit janë pasuar me një analizë të detajuar nga ishi i Ajaxit, i cili në të shumtat e rasteve është kritikuar.

Do të jetë një sfidë e ashpër gjatë merkatove vijuese për arsye se edhe ‘’ Blutë e Londrës ‘’ ende janë shumë larg të kaluarës, ekipe të cilët parashikohet se do të jenë dy ndër protagonistët e kësaj periudhe.

Deri më tani Gonçalo Inacio ka rezultuar një ndër më të mirët e kryeqytetasve, i cili është aktivizuar në 33 sfida dhe ka shënuar 4 gola, përfshirë të gjitha kompeticionet pjesëmarrëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy