Paris St Germain, i fiksuar pas Bernardo Silvas

Paris St Germain, i fiksuar pas Bernardo Silvas

Prej kohësh Bernardo Silva vijon të tentohet nga klubet me emër në merkato.

Në listë përfshihet edhe Paris St Germain, një ekip i cili po impresionon, sidomos në Ligue 1.

29 vjeçari vijon të mos bindë tek Manchester City, arsye e mjaftueshme për drejtuesit e ‘’ Les Pariziens ‘’ për të tentuar rikthimin e tij në Francë.

Ndërkohë, anglezët nuk e përjashtojnë largimin e portugezit nga ‘’ Etihad ‘’, klauzola e të cilit momentalisht i arrin 60 milionë eurot.

Kjo shifër ndoshta nuk do të përbëjë asnjë problem për xhepat e presidentit Nasser Al Khelaifi, i cili ndër vite ka arritur marrëveshjet me lojtarët më të mirë në botë por fatkeqësisht Paris St Germain ende nuk e ka arritur objektivin madhor, fitimin e Champions Leagues.

Traineri Luis Enrique e ka dhënë ‘ Ok ‘ për kalimin e ishi-t të Monacos tek kryeqytetasit, i cili i njeh shumë mirë për arsye të përballjeve në të kaluarën.

Me ‘’ Luchon ‘’ në stol shpresohet se Paris St Germain do ta thyejë akullin në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, i cili drejton një ekip tejet kompetitiv dhe shumë shpejt mund të ketë fatin t’ia sigurojë këtë trofe, ashtu siç bëri edhe në të kaluarën me Barcelonën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy