
Sulmuesi i Kombëtares, Giacomo Vrioni bëhet me ekip të ri. 22-vjeçari është larguar nga Juventusi, për të kaluar në Australinë e largët, ku ditën e sotme është prezantuar te skuadra e ËSG Tirol. Këta të fundit kanë njoftuar afrimin e futbollistit shqiptar, të cilin e kanë marrë për një vit në huazim nga Juventusi.
Vrioni pasi shkëlqeu me Juventusin e 23-vjeçarëve, teksa u aktivizua në disa minuta edhe me ekipin e parë, tashmë do të provojë një ekpseriencë të re, me shpresën se do të ketë më shumë minuta dhe do të fitojë eksperiencë për të qenë gati për ekipin e parë të bardhezinjve.
Pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, Vrioni është prezantuar ditën e sotme në ambientet e klubit të Tirol dhe tashmë do të nisë stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit.



