Përfundon me rezultatin 0:2 ndeshja Shqipëri-Angli në “Air Albania” (VIDEO)

Përfundon me rezultatin 0:2 ndeshja Shqipëri-Angli në “Air Albania” (VIDEO)

Ndeshja Shqipëri-Angli e zhvilluar sonte në “Air Albania” përfundoi me rezultatin 0:2 me gola të Kejn në minutën e 38′ dhe të Maunt në minutën e 63′.  Goli i dytë u shënua në pjesën e dytë, pasi pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Angli përfundoi me nje gol të anglezëve.

Sfida u zhbollkua në minutën e 38′ kur Kejn realizon me kokë brenda zonës, pas harkimit nga e majta e Luk Shou, duke e çuar topin në cepin e portës. Në tentativën e parë, kapiteni i “3 luanëve” gjen rrugën e rrjetës.

Në minutën e 42, Anglia ishte pranë golit të dytë Anglia, por traversa shpëton kuqezinjtë nga pësimi i golit të dytë, pas tentativës së Herri Kejnit.

Kombëtarja kuqezi pati gjatë kësaj pjese rastet e veta por që nuk u finalizuan.

Në minutën e 63′ Anglia shënon golin e dytë. Gabimi i Gjimshititi iu bën një dhuratë anglezëve, të cilët nuk falin me anë të futbollistit të Çelsit, Maunt.

Në minutën e 59′ Shqipëria kryen tre zëvendësime, largohen Cikalleshi, Broja dhe Memolla, në fushën e lojës, Manaj, Gjasula dhe Lenjani.

Futbollistët e kombëtares kanë bërë një gjest fisnik përpara nisjes së ndeshjes, ku në shenjë solidariteti për Arjan Salën, rojën e sigurisë që ndërroi jetë në zjarrin e rënë në një qendër tregtare kanë shkruar në fanellat e tyre “heroi i heshtur mes nesh”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy