
Barcelona më në fund ka zyrtarizuar transferimin e Eric Garcias . Përfundimi i kontratës me Manchester City-n theksoi mbërritjen e mbrojtësit në ‘’ Camp Nou ‘’ me parametër zero . Ky transferim është një plus për ‘’ Blaugranët ‘’ që ia kanë gjetur vendin pas mosvlerësimit të Pep Guardiolas për 20 vjeçarin . Katalanasit e konsiderojnë si zëvendësuesin ideal të Gerard Piques dhe kjo arritje i ka impulsuar në maksimum drejtuesit e Barcelonës për të realizuar të gjitha objektivat e merkatos dhe ta nisin me këmbën e mbarë sezonin e ri .
Kontrata e firmosur nga mbrojtësi i talentuar do të jetë e vlefshme deri në 2026-tën dhe klauzola për prishjen e saj është 400 milionë euro . Kjo shifër është absolutisht e paarritshme nga asnjë ekip i famshëm në Europë por edhe më tej në rast se loja e Eric Garcias do të impresionojë dhe do të pretendohet në merkatot e ardhshme . Kjo blerje është e dyta pas Sergio Agueros dhe puna e Barcelonës parashikohet se do të jetë më intensive sepse në Katalunjë është gjeneruar një entuziazëm i paparë me këtë lëvizje .
Për Ronald Koeman ky sukses me siguri do t’ia shtojë kreditet sepse ishte një ndër kërkesat më të rëndësishme ndaj drejtuesve të Barcelonës të cilët ia kanë plotësuar dëshirën dhe tashmë i mbetet në dorë Eric Garcias për ti treguar se hollandezi nuk ka gabuar . Puna për Eric Garcian do të ketë një koefiçent të lartë vështirësie sepse do ti duhet të tregojë kualitetin me kombëtaren e Spanjës në Europian , provë që do të japë një verdikt paraprak për sezonin që e pret në rradhët e ‘’ Los Cules ‘’ .
Pas këtij evenimenti do të ketë detyrën kryesore të fitimit të një vendi titullari në një ekip që prej shumë sezonesh me rradhë ka vuajtur shumë në repartin defensiv.



