Gennaro Gattuso, pritet të rikthehet në stol, pasi është pushim nga muaji janar i këtij viti, kur u largua nga Valencia.
Thuhet se italiani ka arritur marrëveshjen për të marrë drejtimin e skuadrës së Lyon në Francë.
Këta të fundit shkarkuan trajnerin Laurent Blanc, për shkak të rezultateve negative dhe kanë zgjedhur menjëherë zëvendësuesin.
Gattuso shihet si trajneri i duhur për të marrë drejtimin e Lyon, për t’i nxjerrë nga kriza.



