Bayern Munchen mendon për Kane

Bayern Munchen mendon për Kane

Largimi i Robert Lewandowskit nga ‘’ Allianz Arena ‘’ e ka lënë disi të varfër ofensivën e Bayern Munchen , ekip që ishte mësuar me polakun në metrat e fundit. 

Mirëpo gjermanët gjithmonë janë karakterizuar si një ekip fitues dhe për ta zëvëndësuar kanë deklaruar interesin për një lojtar që po bën bujë prej vitesh tek Tottenhami .

Golashënuesi Harry Kane është profili perfekt në sytë e Julian Nagelsmann por duke ditur që ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ kanë arritur objektivin për pjesëmarrjen në Uefa Champions League , drejtuesit mendohet se do të ndërmarrin çdo aksion për të siguruar qëndrimin e ‘’ Uraganit ‘’ në ‘’ White Hart Lane ‘’.

 Në verën e kaluar  edhe Manchester City insistoi për 29 vjeçarin por duke qenë se konsiderohet i pazëvëndësueshëm tek londinezët , tashmë sidomos pas këtij hapi të suksesshëm mendohet se do ta blindojnë përfundimisht qëndrimin në kryeqytetin anglez.

Ish fituesi i Scudettos me Interin shquhet për fanatizmin ndaj pikave referuese tek Tottenham Hotspuri dhe Harry Kane mbetet lideri i sulmit të ‘’ The Whites ‘’ të cilët janë drejt formimit të një ekipi tejet kompetitiv i cili me siguri do ti krijojë probleme çdo rivali në vijimësi .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy