Shehi: Derbi i ka të gjitha brenda, renditja bie poshtë në ndeshje të tilla

Shehi: Derbi i ka të gjitha brenda, renditja bie poshtë në ndeshje të tilla

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, ka folur për mediat, në prag të derbit që skuadra e tij do të luajë ndaj Partizanit të hënën.

Shehi u shpreh se derbi i ka të gjitha brenda dhe në të tilla ndeshje, trajnerët nuk kanë nevojë për të motivuar skuadrat.

Referuar rëndësisë që ka ndeshja derbi, sipas Shehit në këto situata renditja bie poshtë.

Derbi është derbi. Sigurisht që çdo skuadër kërkon të bëjë më të mirën, çdo skuadër kërkon të dalë triumfuese. Mendoj se është një ndeshje që duhet përgatitur me qetësi dhe me një gjendje emocionale jo mbi normale sepse ashtu na dëmton. Dihet vlerësimi që ka derbi. Për ne trajnerët është më e lehtë për sa i përket mobilizimit, ndoshta dhe karikimit të skuadrës.

Vazhdon të vuajmë mungesën e Abazajt për arsye dëmtimi, të tjerët pastaj janë të gatshëm. Nga ndeshja në ndeshje mund të ndryshojnë disa elementë.

Derbi vlen pikë, vlen moral, vlen prestigj. I ka të gjitha brenda. Dhe derbi duke pasur këto që sapo thash, renditja bie poshtë. Objektivat afatgjate bien poshtë. Duke pasur gjithë këto elemente që ka derbi brenda, duhet ta fitojmë duke pasur parasysh vetëm atë.

Situata psikologjike e skuadrave ndryshon nga momenti në moment. Sigurisht që skuadrat, jo vetëm ne, por të gjitha në Superiore nuk kanë vazhdimësi. Mendoj që derbin kërkojnë ta shfrytëzojnë për të kthyer anën psikologjike dhe për të qenë një start për ndeshjet e mbetura.

Partizani është pritës dhe çdo vendim i takon pritësve. Por duke pasur parasysh se çfarë komoditeti të jep “Air Albania”, është një avantazh që ndeshja të bëhej atje. Jo vetëm derbi, por edhe ndeshjet me rëndësi mendoj se duhet të bëhen atje. Është një ndeshje për t’u shijuar sa i përket njerëzve që vijnë në stadium. Në ndeshje të tilla duhet në një impiant modern.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy