
Vllaznia ka zyrtarizuar afrimin e radhës pak ditë para mbylljes së merkatos.
Shkodranët prezantuan këtë të hënë sulmuesin Bruno Gomes De Oliveira Conceicao.
Braziliani vjen nga kampionati portugez, aty ku ishte pjesë skuadrës së CD Nacional.
“Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se nga sot pjesë e tij është edhe futbollisti brazilian Bruno Gomes De Oliveira Conceição. Ai është 27 vjeç dhe luan në repartin e sulmit. Gomes vjen tek skuadra jonë pas dy sezoneve të fundit që ka luajtur në Portugali me ekipin CD Nacional”, shkruan klubi shkodran.



