
Arsenali tashmë e ka marrë përgjigjen në lidhje me Manuel Locatellin .
‘’ Topchinjtë ‘’ pretendonin prej kohësh shërbimet e italianit por mesfushori si duket do të qëndrojë tek Juventusi , sipas ‘’ Calcio Mercatos ‘’.
24 vjeçari nuk pranon të dorëzohet dhe është i bindur se do t’ia ndërrojë mendjen trainerit Massimiliano Allegri , i cili nuk i ka dhënë shumë hapësira tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’.
Në sezonin aktual , Manuel Locatelli është aktivizuar në 549 minuta , të përmbledhura në 8 sfida me torinezët , shumë pak për një lojtar të këtij niveli.
Objektivi i tij sigurisht e vështirëson pretendimin e londinezëve për ta transferuar në ‘’ Emirates ‘’ pasi i ka dhënë prioritet vazhdimësisë dhe synon arritjen e sukseseve me ish rekordmenët e Serisë A .
Në të shumtat e rasteve Juventusi i ka dhënë përparësi qëndrimit të elementëve cilësorë pasi me prezencën e tyre do ta ketë më të lehtë të ripozicionohet aty ku e meriton pas dy vitesh distancimi nga trofetë.



