Real Madridi nuk e harron Gvardiol

Real Madridi nuk e harron Gvardiol

Ecuria e mrekullueshme e mbrojtësit Josko Gvardiol tek Leipzigu u reflektua edhe në Botërorin e Katarit me Kroacinë , kombëtare e cila arriti në gjysëmfinale.

20 vjeçari konsiderohet një ndër talentët e të ardhmes dhe drejtuesit e gjermanëve janë të ndërgjegjshëm se herët a vonë mund ta humbasin dhe tanimë i kanë bërë llogaritë duke përcaktuar 100 milionë euro për shitjen e anësorit.

Real Madridi është një ndër pretendentët kryesorë për ta transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe momentalisht është lehtësisht i avantazhuar për arsye se Chelsea po lufton për të përfituar shërbimet e Benoit Badiashile.

‘’ Blutë e Londrës ‘’ mbeten gjithsesi një kërcënim për madrilenët të cilët në çdo merkato rezultojnë protagonistë , fakt i provuar edhe në të kaluarën .

Periudha e transferimeve sapo ka filluar dhe koha është e mjaftueshme për ‘’ Los Blancos ‘’ për të mposhtur edhe në këtë aspekt një rival shumë të fortë siç është Chelsea për talentin nga Zagrebi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy