
Gjatë merkatos së janarit, si gjithmonë në Premier League do të zhvillohet një tjetër supersfidë për një lojtar i cili po bën bujë në Ligue 1.
Flitet për Rayan Cherkin e Lyonit, skuadër me të cilën e përfundon kontratën në 2025-sën. Mesfushori tashmë është shëndërruar në një protagonist absolut tek ‘’ Les Gones ‘’ , drejtuesit e të cilëve kanë përcaktuar 25 milionë euro për largimin e 20 vjeçarit.
Potenciali i shfaqur ka tërhequr vëmëndjen e drejtuesve të Chelseat dhe Newcastles, lojtar që shquhet për adaptimin në disa pozicione të mesfushës, fakt që i jep një lloj avantazhi drejt portave kundërshtare.
Rayan Cherki premton shumë për të ardhmen dhe duhet theksuar se në të kaluar u pretendua edhe nga Real Madridi.
Nuk përjashtohet rifutja në garë e ‘’ Los Blancos ‘’ për yllin e Lyonit, i cili në sezonin aktual numëron 6 sfida nën drejtimin e ish kampionit të botës me kombëtaren ‘’ Azurre ‘’ Fabio Grosso.
Situata e francezëve në Ligue 1 vijon tejet kritike, skuadër e cila pas 9 sfidave renditet e fundit në tabelë, fakt që mund të influencojë në vendimarrjen e Rayan Cherkit.



