
La Liga në çdo merkato qoftë dimërore apo verore ka rezultuar një ndër destinacionet e preferuara për shumë ekipe.
Edhe në vijueset duket se do të përsëritet historia sepse është një kampionat tejet cilësor, i përfshirë në rangun e më të spikaturve të Europës.
Tek Athletic Bilbao Oihan Sancet po rikonfimon vlerat në fushën e lojës, për të cilin Interi është interesuar.
Historikisht vaskët janë shquar për insistimin në qëndrimin e peshave të rënda në ‘’ San Mames ‘’ por koha e ka treguar se jo në të gjitha rastet arrihet objektivi.
24 vjeçari e ka bërë krenar Ernesto Valverden, trainer që beson shumë tek aftësitë e tij, i cili spikat për vizionin për lojën, aspektin fizik dhe polivalencën.
Simone Inzaghi po kërkon medoemos ti japë më shumë ekuilibër mesfushës dhe spanjolli mund t’ia shmangë pakënaqësitë në vijimësi, nëse do të ketë faktin të transferohet në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’.
Mendohet se drejtuesit shumë shpejt do të deklarojnë ofertën për Oihan Sancet, për të cilin vera e 2025-sës do të jetë një periudhë deçizive.
Pavarësisht dëshirës së ish kampionëve të Serisë A, ‘’ Los Rojiblancos ‘’ duke ia njohur kualitetin do të mundohet ta shmangin largimin, edhe pse mundësia e kalimit tek një ekip si Interi është tunduese për çdo lojtar.



