
Duke qenë se Andre Onana është një hap larg Manchester United, histori e cila mund të përfundojë ditën e neserme sipas ' La Gazzetta dello Sport ' , portier për të cilin anglezët do të shpenzojnë 55 milionë euro përfshirë bonuset , drejtuesit e Interit kanë përshpejtuar në lidhje me gjetjen e zëvëndësuesit të kameruanasit. Yann Sommer është drejt transferimit në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ , për të cilin Bayern Munchen pretendon 6 milionë euro, shifër që i korrespondon klauzolës për prishjen e kontratës. Megjithatë, italianët nuk e kanë lënë me kaq sepse pretendojnë edhe portierin e Shakhtar Donetsk Anatolij Trubin , i cili konsiderohet një ndër më premtuesit në lidhje me të ardhmen . Duhet theksuar se Samir Handanovic, tanimë me 38 vite mbi supe e ka finalizuar eksperiencën me Interin , skuadër në të cilën qëndroi 11 sezone. Nën drejtimin e Simone Inzaghit, ky ekip zhvilloi një sezon shumë të mirë duke arritur deri në finalen e Champions Leagues por u mposht përballë Manchester City-t të Pep Guardiolas , trainer që e shkruajti emrin e anglezëve në librin e fituesve të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.



