Balaj njofton largimin nga Sturm Graz, sulmuesi shkodran del lojtar i lirë

Balaj njofton largimin nga Sturm Graz, sulmuesi shkodran del lojtar i lirë

Bekim Balaj e mbyll me skuadrën e Sturm Graz. Sulmuesi i Shqipërisë, nëpërmjet faqes së tij në rrjetet sociale, ka njoftuar mbylljen e aventurës te skuadra austriake. Balajt i ka përfunduar kontrata dhe duke parë minutat e pakta që ka pasur këtë sezon, ka vendosur të mos rinovojë, duke zgjedhur largimin.

Në postimin e bërë, lojtari falënderon klubin dhe i uron suksese në vazhdim. Shkodrani në 29 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, ku shumicën i ka nisur nga stoli, ka arritur të shënojë 3 gola. Sulmuesi 30-vjeçar ishte pjesë e Sturm Grazit për 2 sezone, ndërsa tashmë që ka vendosur të largohet, është një lojtar i lirë dhe në kërkim të një skuadre të re ku të vazhdojë karrierën e tij futbollistike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy