Dortmund dhe Inter duel për Haller

Dortmund dhe Inter duel për Haller

 Sulmuesi Sebastien Haller vijon të mos njohë limite në fushën e lojës . Nga një skuadër modeste si Utrecht , francezi  pati një progres shumë të shpejtë  duke u bërë pjesë e Frankfurtit e më pas vendosi për West Hamin .

Me kalimin tek Ajax Amsterdami 27 vjeçari arriti majat duke u shëndërruar në një sulmues elite dhe tashmë ka shkaktuar një impakt të madh tek Dortmundi dhe Interi .

Të dyja këto skuadra do të zhvillojnë një sfidë të ashpër për golashënuesin i cili me shumë meritë konsiderohet ndër më produktivët e kontinentit të vjetër .

Historikisht Ajax Amsterdami është shquar si një ekip protagonist sidomos në Eredivisie dhe karakterizohet nga një potencial i madh në zbulimin e talentëve dhe Sebastien Haller i ka treguar Erik ten Hagut se do ta ketë të vështirë ta bindë për të vijuar në ‘’ Johan Cryuff Arena ‘’.

 ‘’ Verdhezinjtë ‘’ e konsiderojnë prioritet gjetjen e një sulmuesi që bind sepse pak e nga pak do ti duhet ta pranojnë largimin e Erling Haaland nga ‘’ Signal Iduna Park ‘’ , yll që s’mund ta pengojnë edhe për shumë kohë.

Traineri Marco Rose është i vetëdijshëm se  nordiku është i pazëvëndësueshëm por duhet të gjejë një profil të përafërt dhe Sebastien Haller mund ti bëjë punë skemave të gjermanit .

 Ndërsa interistët  po hasin probleme në metrat e fundit dhe largimi i konfirmuar i Alexis Sanchez në fundin e sezonit , shtuar këtu rendimentin e vakët të Felipe Caicedos dhe Joaquin Correas , e kanë detyruar Simone Inzaghin të mendojë për këtë alternativë që mund ta ndryshojë situatën e Interit.

 Pritet një duel i ashpër por njëkohësisht emocionues për një lojtar që tashmë e meriton të bëhet pjesë e një skuadre elite sepse po shkëlqen si në Eredivisie ashtu edhe në Champions League.  

Aspekti më i rëndësishëm janë 29 golat në 29 ndeshje, rekord më vete për Sebastien Haller që po tregon se nuk do të ndalet  dhe kjo rrugë padyshim është e orientuar drejt një suksesi absolut për perlën e kryeqytetasve .

 

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy