Cristian Mosquera, në listën e Atletico Madridit

Cristian Mosquera, në listën e Atletico Madridit

Përforcimi i repartit defensiv është konsideruar një prioritet ndër vite nga drejtuesit e Atletico Madridit.

Falë përkushtimit të trainerit Diego Simeone, i mbështetur fuqimisht nga presidenti Enrique Cerezo, ‘’ Los Rojiblancos ‘’ janë konsideruar ndër ekipet me më pak gola të pësuar, kryesisht në Spanjë.

Tashmë objektivi i rradhës për argjentinasin është Cristhian Mosquera. 20 vjeçari po zhvillon një sezon shumë të mirë në rradhët e Valencias dhe manjati spanjoll ka menduar një ofertë prej 25 milionë eurosh.

Kapaciteti i treguar në momente kyçe të sfidave e ka shëndërruar në një referent tek bardhezinjtë, një ekip me shumë traditë në La Liga, i mbetur natyrisht në prapavijë në vitet e fundit.

Drupal Ad

Cristhian Mosquera konsiderohet një ndër më të spikaturit të dalë nga akademia e Valencias dhe kryeqytetasit pretendojne ta rifreskojnë prapavijën me blerjen e tij.

Shifra e lartpërmendur demostron se ish fituesit e kampionatit spanjoll janë të bindur për kapacitetin e nxënësit të Carlos Corberan, e cila mund ti shërbejë arkave të klubit bardhezi për tu përforcuar në lidhje me fazën më përcaktuese të sezonit.

Si agjenti i tij dhe vetë lojtari e konsiderojnë një shans shumë të mirë për të hedhur hapat drejt një të ardhmeje të ndritur dhe nëse do të rezultojë kështu, do të bëhet pjesë e skemave të një ndër trainerëve më të mirë në qarkullim si ‘’ El Cholo ‘’.

Pas katër sezoneve ndoshta Cristian Mosquera do të ndërrojë ‘’ Mestallan ‘’ me ‘’ Wanda Metropolitanon ‘’, aty ku e pret një skuadër tejet kompetitive në kompeticionet pjesëmarrëse, e sikletshme për çdo rival.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy