Bylisi dhe Kukësi, kanë barazuar pa gola, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Abissnet Superiore.
Ndonëse të dyja ekipet kishin raste për shënim, asnjëra nuk ia doli ta dërgojë topin në rrjetë.
Në fund, si Bylis dhe Kukësin, e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë, pasi për ballshiotët u ndëshkua me të kuq Qoshku, ndërsa për verilindorët Barbosa.
Me këtë barazim, Bylis mban vendin e 8-të me 17 pikë, ndërsa Kukësi me një pikë më pak, mban vendin e parafundit.



