
Spekullimet e kohëve të fundit në lidhje me një largim të Paul Pogbas nga ‘’ Old Trafford ‘’ duket se do të marrin shumë shpejt fund .
Pavarësisht interesit të Paris St Germain, Real Madridit apo Barcelonës , 28 vjeçari ka vendosur ti qëndrojë besnik Manchesterit sepse beson se angezët shumë shpejt do të afrohen me titujt e munguar .
Sipas britanikes ‘’ The Sun ‘’ kanë filluar negociatat mbi rinovimin e kontratës dhe një ndër më të rëndësishmit ka rezultuar Ralf Rangnick i cili besohet se e ka bindur kampionin në fuqi të botës për të qëndruar në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.
Mesfushori tani e tutje do të ketë një rol lideri tek 20 herë kampionët e Premier Leagues , fakt që do ti japë shumë përgjegjësi brenda terrenit të gjelbër dhe me cilësitë që disponon mund të arrijë çdo objektiv gjatë vijimësisë .
E kundërta ka ndodhur në krahasim me eksperiencën nën drejtimin e Jose Mourinhos dhe Ole Gunnar Solskjaer të cilët nuk mundën të përfitonin 100 % nga ishi i Juventusit i cili është i sigurtë se gjithçka do të ndryshojë për Manchester United , skuadër që ka në përbërje kampionë absolutë si përshembull Cristiano Ronaldo, golat e të cilit e afrojnë me sukseset .
Sigurisht vendimi i Paul Pogbas është edhe një përgjigje direkte për Florentino Perezin që nuk ka hezituar asnjëherë për mesfushorin por nevoja e anglezëve e ka bërë të reflektojë dhe të afrohet me rinovimin .
Vendimi i ‘’ Pulpogba ‘’ meriton duartrokitje sepse tregon respektin ndaj kësaj skuadre që i ka dhënë një mbështetje absolute për 6 sezone dhe ia ka rritur dukshëm vlerat mesfushorit të mirënjohur .



