Bayern shënjestron Alexander Sorloth

Bayern shënjestron Alexander Sorloth

  Mbërritja e Julian  Nagelsmann tek Bayern Munchen u konsiderua si një goditje shumë e qëlluar nga bavarezët . Puna e shkëlqyer e bërë me Leipzigun ka arritur ti bindë protagonistët e Bundesligës se me gjermanin  mund ta çojnë deri në fund revolucionin e menduar .  33 vjeçari i  është futur menjëherë punës dhe po analizon goditjet e merkatos që do ta mbajnë Bayernin në të njëjtin nivel sezonin tjetër . Prej vitesh kanë treguar se nuk mund të mposhten në kampionat por ishi i Leipzigut kërkon ta zgjerojë dominimin edhe në Europë . 

Eleminimi  nga Paris St  Germain ishte një episod i hidhur për këtë skuader që shpreson të rikuperojë terren në sezonin e ri . Një nga pozicionet që kërkon të përmirësojë Julian Nagelsmann është sulmi  pavarësisht se me Robert Lewandovskin Bayernit nuk ka mundur t’ia ndalë rrugën asnjë kundërshtar . Por e ardhmja e polakut nuk është e sigurtë në ‘’ Allianz Arena ‘’ sepse ndiqet  nga disa emra të njohur në Europë dhe Bayerni duket se e ka gjetur zëvëndësuesin e tij .

Eshtë  sulmuesi i  Leipzigut Alexander Sorloth i cili nuk ka te ndalur me shkëlqimin në fushë . 25 vjeçari prej disa sezonesh ka avancuar ndjeshëm dhe Bayerni i ka hedhur grepat për ta afruar në ‘’ Allianz Arena ‘’ . Puna e palodhur në Turqi tek Trabzonspori i krijoi menjëherë mundësinë për të kaluar tek Leipzigu.  

Këtë sezon ka rezultuar shumë pozitiv sepse është aktivizuar në 36 sfida duke regjistruar 6 gola dhe 3 asiste .  Efektet në loje kanë qënë të menjëhershme dhe e kanë dërguar drejt kësaj piste .  Transferimi tek Bayern do të ishte plotësimi i endërres  për shtatlartin nga Trondheim sepse do të bëhej pjesë e një skuadre yjesh .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy