Federico Chiesa, drejt largimit nga Liverpooli

Federico Chiesa, drejt largimit nga Liverpooli

Pas një sezoni tek Liverpooli duket se eksperiencës se Federico Chiesas po i vjen fundi.

Italiani nuk e ka bindur trainerin Arne Slot i cili çuditërisht nuk e ka grumbulluar për ndeshjen miqësore kundër Yokohama Marinos. 

Ky vendim nuk ka kaluar pa u vënë re dhe ndoshta ishi-t të Fiorentinës do ti duhet sa më shpejt të kërkojë një tjetër klub. 

Sezoni i shkuar me ‘’ Të Kuqtë ‘’ rezultoi i vakët për golashënuesin, i cili u aktivizua në vetëm 104 minuta lojë, një shifër e cila demostron se Federico Chiesa nuk është më ai lojtari determinant si me Fiorentinën. 

Mirëpo për elementë të tillë gjithmonë shfaqet një dritë në fund të tunelit dhe për shërbimet e tij tashmë janë në garë Atletico Madridi dhe Napoli. 

Duhet nënvizuar se sezoni i ardhshëm do të jetë shumë i rëndësishëm jo vetëm për 27 vjeçarin por edhe çdo lojtar tjetër sepse në qershorin e 2026-tës do të zhvillohet Botërori. 

Me ish fituesit e Champions Leagues italiani arriti të kontribojë me 2 gola në 14 sfida, një statistikë e cila tregon se po kalon një moment jo të mirë në karrierë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy