Përballje gjigandësh për Lautaro Martinez

Përballje gjigandësh për Lautaro Martinez

Sulmuesi Lautaro Martinez përsëri është bërë pjesë e listës së klubeve të famshëm në kontinentin e vjetër .

Argjentinasi impresionoi në ndeshjen kundër Barcelonës , e cila u konsiderua kyçe për vijimësinë dhe sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘’  Manchester United dhe Paris St Germain do të masin forcat për 25 vjeçarin .

Anglezët kanë marrë iniciativën për tu informuar për situatën e Lautaro Martinezit tek Interi por momentalisht nuk ekziston një ofertë konkrete.

Për mbërritjen e tij në ‘’ Old Trafford ‘’ duhet të largohet një tjetër lojtar dhe në javën e fundit është përmendur emri i Marcus Rashford por mesa duket historia nuk do të ndryshojë dhe anglezi do të vijojë rrugëtimin me ‘’ The Red Devilsat ‘’.

Edhe ‘’ Les Pariziens ‘’ nuk e kanë aspak të sigurtë qëndrimin e Kylian Mbappes , dëshira e Florentino Perezit në çdo merkato .

Këmbanat e alarmit kanë rënë në ‘’ Parque de Prince ‘’ dhe reagimi i kryeqytetasve ka rezultuar i menjëhershëm sepse flitet për një ndër yjet e skuadrës së Christophe Galtier .

Paris St Germain dhe Manchester United konsiderohen dy nga ekipet më të fuqishëm ekonomikisht por është ende herët për të dhënë një verdikt më të qartë për bomberin nga Buenos Airesi .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy