Arsenal në luftë për Sergio Ramos

Arsenal në luftë për Sergio Ramos

 Së fundmi është spekulluar shumë për të ardhmen e mbrojtësit Sergio Ramos . Spanjolli  është bërë qëndra e vëmendjes në ekipe shumë të njohura si përshembull  Paris St Germain dhe Chelsea .  35 vjeçari vjen pas një historie 16 vjeçare të mbushur me suksese tek Real Madridi por mungesa e akordit me manjatin Florentino Perez ka shkaktuar zgjedhjen e braktisjes së  ‘’ Santiago Bernabeut ‘’. 

Ditë pas dite sa vinë e shtohen skuadrat që ëndërrojnë ta bëjnë pjese të tyre  lojtarin e lindur në Camas  .

Këtë herë është Arsenali që do të mundohet ti prishë punë ‘’ Les Pariziens ‘’ dhe  gjithashtu do të luajë një tjetër derbi me ‘’ Blutë e Londrës ‘’.   ‘’ Topchinjtë ‘’ kanë zhvilluar një sezon për tu harruar dhe afrimi i  lojtarëve të njohur ndoshta do ti shtojë mundësitë e tyre për të ndryshuar në vijuesin dhe të shëndërrohen në kundërshtarin e dikurshëm .  

Sipas raportimeve të ‘’ Goal ‘’ drejtuesit e  ‘’ The Gunners ‘’ kanë iniciuar menjëherë kontaktet  për mbrojtësin e kombëtares së ‘’ La Furia Rojas ‘’ dhe  pas këtij interesi gjithçka mund të ndodhë në ditët vijuese .  

 Në cilëndo skuadër prezenca e andaluzit do të influenconte ndjeshëm sepse eksperienca gjithmonë bën të vetën dhe për më tepër vjen pas shumë suksesesh me ‘’ Galaktikët ‘’ , fakt që me siguri do ta ndihmojë për të realizuar objektivat .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy