Supersfida e Premier League mes Liverpool, kampione në fuqi, dhe Manchester City-t ka përfunduar me shifrat 1-4. Një kapitullim pa kushte i të besuarve të Kloop, të cilët tashmë e shohin veten -10 pikë nga vendi i parë, që mbahet nga ‘qytetarët’.
Pasi gaboi një penallti Gundogan do të zhbllokonte shifrat në pjesën e dytë. Liverpool dha shenja jete duke barazuar me Salah, por më pas City shpërtheu duke realizuar tre herë me Gundogan, Sterling dhe Foden.
Skuadra e Guardiolës që kryeson aktualisht ndiqet nga United me 5 pikë më pak, por ‘djajtë’ kanë një ndeshje më shumë.



