Janë mbyllur ndeshjet e dyta të Europa League, ku skuadra italiane e Lazios, gjermanët e Leipzig dhe francezët e Olimpik Marseille janë 3 skuadrat e radhës që sigurojnë fazën çerekfinale. Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi mposhti pastër 2-0 Dinamo Kiev duke përmbysur rezultatin e ndeshjës së parë.
Një gol i Lucas Leiva në minutën e 23-të dhe rrjeta e Stefan de Vrij 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt i mjaftua italianëve për të befasuar Kievin dhe për të qënë ata në fazën tjetër të këtij kompeticioni.
U kualifikua për në raundin tjetër dhe Marseille që fitoj dhe takimin e dytë përballë Atletiko Bilbao. Goli i Williams në minutën e 74-t nuk mjaftoj për të shmangur humbjen, 2-1 ndaj francezëve. Për Marseille shënuan Payet me penallti dhe Ocampos
Ndërkohë takimi mes Plzen dhe Sporting Lisbonë i drejtohet shtesave, pasi çekët fituan 2-0 duke i dërguar kështu shifrat në balancë, 2-2.
Pavarësisht barazimit 1-1 ndaj Leipzig, Zenit St. Peterburg eliminohen nga Europa League, me gjermanët që kalojnë më tej duke aritur një sukses të madh në kupat e europës për herë të parë.



